Prej disa ditësh ka filluar investimi në Hot të Ri të njësisë administrative Rrethina për rikualifikimin e sistemit të ujit të pijshëm.

 

Probleme të mëdha janë hasur në amortizimin e rrjetit në këtë zonë, ndërsa problemet e mëdha detyruan Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër të ndërhyjë. Janë zëvendësuar një numër i madh tubacionesh, ndërsa sipas punëtorëve që po kryejnë punimet me këtë rast janë vendosur edhe të gjithë matësitë për të gjithë konsumatorët.

 

Me këtë investim të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër në Hot të Ri zgjidhet një problem disa vjeçar. Pas këtij investimi, tashmë ka filluar furnizimi me ujë për të gjitha familjet në këtë zonë.

 

Gjithashtu, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka ndërhyrëq edhe për pastrimin e rezervuarit të kësaj zone në mënyrë që në çezmat e qytetarëve të rrjedh ujë i pastër dhe i shëndetshëm.