Më shumë se 300 familje janë pa ujë të pijshëm në fshatin Hot të Ri në njësinë administrative Rrethina . Një problem i tillë është prezent prej vitesh në këtë zonë. Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm bën që banorët të hasin vështirësi të shumta për sigurimin e ujit ,

dhe zgjidhja e vetme që kanë është ndërtimi I puseve në mënyrë që të sigurojnë një sasi të vogël uji, të cilët janë të detyruar ta konsumojnë edhe pse rezulton jo i pijshëm për shkak se në afërsi të banesave të tyre është kanali I mbushur me mbetje.

Banorët thonë se e kanë humbur shpresen tek institucionet përgjegjëse, pasi deri më tani kanë marrë vetëm premtime gjate fushates elektorale.

Pavarësisht problemit të ngritur herë pas herë nga banorët në fshatin Hot I Ri, institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje. Situata paraqitet edhe më e vështirë tani në stinën e verës pasi puset shterrojnë dhe nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.