Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së merkurës në në Shkodër.

Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Hot i Ri. Zjarri ka rënë në banesën e shtetasve Lulash Prendi, Kol Malaj dhe Mri Gilaj, shkak dyshohet një shkëndije elektrike. Tre familjet jetonin ngjitur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.Edhe pse forcat zjarrfikëse ndërhynë, nuk kanë mundur të shuajnë flakët. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Flakët e zjarrit janë regjistruar rreth orës 7 të mengjesit të së mërkurës, ndërkohe qe komshinjtë dhe familjarët janë përfshirë nga paniku për shkak të flakëve që janë përhapur me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima por deme te shumta materiale. Sipas të dhenave nga vendi ngjarjes mesohet se shkak i këtij zjarri ka qene nje shkendije elektrike

Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT, NISIN RESHJET E SHIUT. SURPRIZA NË FUNDJAVË
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË QËLLOHEN ME ARMË NË ATHINË