NGJARJA NDODHI NË BANESËN E TIJ NË KOMUNËN RRETHINA. Nje 35 vjhecar eshte veteplagosur me arme zjarri paasditen e se Dieles ne Qarkun e Shkodres.

Sipas policise behet me dije, se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Hot i Ri te Komunes Rrethina, ku rreth orës 16 e 40 të së dielës, 35 vjecari Nikë Zojza, në banesën e tij është vetplagosur me arme cifte, ku nga vetqitja është vetplagosur me dëmtime në pjesën e përparme të trupit krahëror, duke demtuar brinje, mushkeri etj dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë, u dergua për mjekim më të specializuar në Qendrën Spitalore të Traumave Tirane. Nga kqyerja e vendit të ngjarjes u evidentuan njolla gjaku, tre pjesë sacme te shtypura, demtime në dollap nga qitja dhe në faqe të murit. Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen arma cifte një fishek cifte e zbrazur që ndodhej në fole. Nga pyetja e të afermeve të tij ai vuante nga semundje mendore, dhe arma e gjahut deklarohet se është në emër të babait të tij të ndjerë e cila do verifikohet.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/bl216xKyjy8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRITOLI, HIDHET NË ERË MAKINA E DREJTORIT TË BURGUT
Artikulli tjetërKONCERT PËR VEPRËN E GJEÇOVIT