Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjecare pas një sëmundje të rëndë ish deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit të Kavajës e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit përmes postimeve në rrjetet sociale. Ismet Ferizaj ka qenë për 7 vite deputet.

Para pak muajsh ai u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ai ka qene një emër i njohur dhe i vlerësuar. Ka qene ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”, si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.