Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në fshatin Xhyrë, Njësia Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

14-vjeçari Q.Muçaku, nxënës në klasën e IX-të në Shkollën 9-vjeçare të fshatit Xhyrë, ishte tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë, i cili ishte trembur.

Djali, i cili sot do të mbushte 14 vjec, fatkeqësisht pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup. Pavarësisht se u dërgua në QSUT, ai katër ditë pas aksidentit ndërroi jetë, dhe u përcoll për në banesën e fundit ditën e datëlindjes.