LEZHË

Një tjetër pushuese nga Kosova ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bëjnë me dije se sot në Shëngjin, është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.