Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në orët e para të ditës së sotme.

Viktima është Kledis Gixhari 18-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në Pistoia rreth orës 03:30 minuta.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me motor së bashku me një tjetër person kur janë përplasur me kangjellat e një banese. Përplasja ka qenë fatale për 18-vjeçarin që humbi jetën në vend nga aksidenti.

Ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit nga të dhënat e para mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të motorit nga shpejtësia.