Një alpinist nga Britania Rick Allen, 65-vjeç, është filmuar nga një dron në njërën nga kodrat më të larta në botë, pasi mendohej se kishte rrëshqitur në akull dhe për më shumë se 36 orë nuk dihej asgjë për të.

Alpinisti nga Aberdeenshire i Anglisë, po kthehej nga një ngjitje që kishte bërë në njërën nga kodrat më të mëdha në botë.

Dhe në një moment kishte rrëshqitur në akull, dhe baza nga ku ishte nisur ishin alarmuar kur kishin gjetur çantën e tij në kodër.

Por, kolegët e tij Bartek Bargiel dhe Andrzej që të dy nga Polonia, vendosën ta përdorin dronin për të hulumtuar në këtë zonë të rrezikshme.

Fatmirësisht arritën ta lokalizojnë në mbi 6 mijë metra lartësi mbidetare, ku më pas i telefonuan autoriteteve lokale që arritën ta shpëtojnë.

Ai kishte qëndruar në kodër për plotë 36 orë pa ushqim dhe ujë, megjithatë ka shpëtuar me vetëm një gisht të mpirë nga i ftohti.

Artikulli paraprakDËNOHET RUMUNI QË TRANSPORTONTE SHQIPTARËT NE ANGLI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E JUGUT, NJË UDHËTIM MES KËSHTJELLAVE, PEISAZHEVE PËRRALLORE, RAKISË DHE BYREKUT