Një vit më parë Kleotos Çeliku, punonjës i ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër humbi jetën teksa u asfiksua nga gazi toksik gjatë punës në një pusetë të ujërave të zeza.

Pas një viti nga kjo ngjarje familjarët e tij shprehen se bashkia Shkodër dhe institucionet e tjera nuk kanë dhënë asnjë lloj ndihme për familjen e tij.

Familjarët akuzojnë se ngjarja ku humbi jetën Kleotos Çeliku po tenton të fshihet.

Nëna dhe daja i Kleotosit kërkojnë drejtësi dhe i bëjnë apel që të mos ndikohen nga njerëzit e veshur me pushtet.

Pas ngjarjes së ndodhur një vit më parë në Shkodër nisi një hetim por deri më tani ende askush nuk është dënuar edhe pse familjarët pretendojnë se ekspertiza ka nxjerrë se vdekja ka ardhur nga mungesa e mjeteve të punës.

Kleotos Çeliku la dy fëmijë 6 dhe 2 vjeç ndërsa kushtet ekonomike familja e tij i ka të vështira.

 

Artikulli paraprakRITA GJEKA KUNDËR SHEMBJES SË TEATRIT KOMBËTAR
Artikulli tjetërARMANDO CUNGU ZYRTARISHT TRAJNER I KUKËSIT