Sot mbërrin në atdhe, trupi i pajetë i major, Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. Trupi i tij do të mbërrijë në orën 12:45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Ministria e Mbrojtjes njofton se homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas ceremonia shtetërore do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 -12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Tanushi do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Dëshmorëve.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj.