U gjet i mbytur mëngjesin e së shtunës në liqenin e Krujës. 26-vjecari Gëzim Luka kishte humbur për herë të dytë më datë 31 janar, të këtij viti.

Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Luka, pasi i riu kishte humbur papritur ndërsa konsumonte një kafe me të vëllanë dhe dy javë pastaj u gjet .Gëzim Luka me probleme të shëndetit mendore u largua përsëri nga banesa.

Sipas mjekësisë ligjore, trupi i të riut kishte mbi 30 ditë nën ujë. Lajmin e hidhur e konfirmoi i vëllai i të humburit Gazmir Luka, në një lidhje telefonike.”Falenderoj dhe publikun për angazhimin dhe informacionet. Vëllai im u gjet i mbytur Krujës, në liqen.

“Kishte mbi 30 ditë i mbytur më liqen. U gjet nga banorët mëngjesin e së shtunës. Unë e identifikova”-tha vëllai i tij.