Paula Stanton, 60 vjeç, mori një unazë e diamanti si dhuratë për 20-vjetorin e martesës nga bashkëshorti i saj.

“CNN” shkruan se 9 vite më parë, kur ajo po pastronte tualetin unaza i ra nga gishti. 60-vjeçarja nuk e kishte menduar se do ta rigjente atë dhe pse që pas humbjes së saj ndjente një boshllëk.

Bashkëshorti i saj ia bleu sërish unazën por Stanton thoshte se nuk ishte e njëjta gjë. 2 vite më parë ajo kishte biseduar me Ted Gogol, punonjës i Departamentit të Punëve Publike të Somers Point.

Ai e gjeti unazën muajin e kaluar ndërkohë që ishte duke punuar në një tub rreth 400 metra larg shtëpisë së Stantonit.

Stantoni nuk mundi t’i besonte syve kur pa shënimin në derën e saj nga departamenti I punëve publike. Kur Ted i solli unazën ajo i tha: “Ju jeni si një engjëll i Krishtlindjeve”

Artikulli paraprakLIBRI ‘SHITJA E HËNËS’, ZEQO: DIPLOMAT FALSE TË DEPUTETËVE DHE PROFESORËVE, REALITET I TRISHTË SHQIPTAR
Artikulli tjetërTE HENEN NIS SHPËRNDARJA E SHPËRBLIMEVE PËR PENSIONISTËT