Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka paralajmëruar ndryshime pas humbjes në miqësoren me Norvegjinë një natë më parë në “Elbasan Arena”. Panucci tha se kishte kaluar një natë jo të qetë dhe se kishte fjetur shumë pak pas kësaj humbje.

“Kam fjetur shumë pak mbrëmë, një humbje e tillë kishte një dimension ndryshe, ndryshe nga ajo fitore në Turqi disa muaj më parë”, tha Panucci.

Duke paralajmëruar ndryshime në ekipin kombëtar, Panucci tha se nuk do kthehet pas. “Nuk kthem mbrapa, nuk tërhiqem, kam disa ide për ekipin në të ardhmen. Një opsion është për të luajtur 4-3-3.

Në miqësoren me Zvicrën do të bëjmë disa ndryshime”, tha Panucci duke ngritur shqetësimin se disa prej lojtarëve të ekipin kombëtar ndër ta edhe Armando Sadiku, nuk aktivizohen me klubet e tyre.

Artikulli paraprakTËRHIQET UJI, DALIN NË PAH MBETURINAT
Artikulli tjetërREFORMA NË ADMINISTRATË, MESI: KYÇ PËR INTEGRIMIT, MOS E POLITIZONI