Trajneri i ekipit të Vllaznisë në futbollit për femra, Nikolin Leka e konsideroi takimin e vajtjes së fazës së 1/32-ave ndaj Fortuna Hjorring si pozitive, por premtoi se do të synojnë për të përmbysur gjithçka në Danimarkë.

Në një prononcim për mediat pas humbjes, 1-0, Leka u shpreh se vajzat nuk kishin besim në aftësitë e tyre, ndërsa shtoi se ekipi shkodran ka bërë historinë e futbollit shqiptar, duke u ngjitur në majën e tij. Ndërkohë, numri 1 i pankinës së kuqebluve se do të synojnë gjithçka në transfertën daneze.

“Mënyra se si u luajt loja të vjen keq për këtë rezultat. Ne i kishim rastet, i krijuam rastet. U munduam të loznim. Gabuam në një moment që nuk duhej të gabonim. Ishte një rast aksidental, por kishim mundësi edhe të shënonim, të barazonim rezultatin, por ky është fati. Duhet të pranojmë edhe fatin e keq ndonjëherë.”

Me shpresë në Danimarkë? Të shkojsh me 1-0, me humbje nuk është e thjeshtë, por në fund të fundit, futboll është ky. Ne do të shkojmë, të tregojmë vlerat tona. Pikat e dobëta ia kemi parë pak a shumë kundërshtarit. Do të shkojmë dhe të tregojmë vlerat tona, pse jo edhe për fitore. Futbolli ka të papritura. Atë që nuk mundëm ta bëjmë këtu mund ta bëjmë atje.

Ishte maksimumi i Vllaznisë? Nuk është se dhamë maksimumin. Jo sepse nuk dhanë vajzat maksimumin, por duhej që të mbanim më tepër topin në këmbë që të krijonim një besim në vetëvete më tepër. Këtë nuk e bëmë. Them se do ta rikuperojmë.

Penalltia? Unë nuk mund të them se ishte e dyshimtë ose jo. Duhet ta shikojmë me moviolë. Nuk di çfarë të them, por përderisa u dha duhet ta pranojmë.

Tifozët? I falenderoj shumë. Ishin për ne lojtari i 12-të. Faleminderit edhe mediave sepse na keni qëndruar gjithmonë afër.

Shanset për kualifikim? Duke parë edhe pikat e dobëta të kundërshtarit, do ta shikojmë, do ta analizojmë më mirë ndeshjen dhe në ditët në vazhdim do të ndryshojmë diçka për mirë. Ne do ta provojmë përsëri. Futbolli është siç fituan ata në Shkodër ndoshta gjejmë fatin dhe mund të fitojmë edhe ne atje.

Çfarë nuk funksionoi? E vetmja gjë që kërkoj nga vajzat është se duhet të kenë më shumë besim tek vetja, pasi duhet të mbanin më shumë topin në këmbë.

Maksimumi i futbollit shqiptar të femrave? Për momentin ne kemi arritur në majat e futbollit shqiptar. Se çfarë do të vijë në vazhdim ne nuk e dijmë. Ne dijmë se çfarë është bërë deri sot. Kam përshtypjen se futbolli shqiptar ka rritje përditë e më tepër. “-përfundoi Leka.

Kujtojmë që Vllaznia gjendet për herë të parë në fazën e 1/32-ave të UEFA Champions League për femra, ku synon të kualifikohet në çerekfinalen e turneut.

Artikulli paraprakNA NGATËRROI ME ARMENINË, SPIKERI FRANCEZ FLET PAS GAFËS: S’KAM FJETUR DY NETË
Artikulli tjetërRAPORTI I PD PËR ZGJEDHJET, 56 FAQE PËR VËZHGUESIT KUNDËR ’30 QERSHORIT’