Artistë, miq e dashamirës të humoristit të madh shkodran Pjetër Gjini organizuan një ceremoni në nder të figurës dhe kontributit të tij në jtën artistike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës. Frederik Ndoci, I afërm I artistit Pjetër Gjini vlerëson punën e tij ndërsa tregon edhe disa momente të veçanta gjatë kohës që Pjetër Gjini jetonte në Tiranë.

Ndërkohë, miq të humoristit Pjetër Gjini kujtojnë mes emocionesh ngjarje të jetës së tij.
Në rrugën Pjetër Gjini, në qytetin e Shkodrës u përurua edhe pllaka me emrin e tij.

Pjetër Gjini u lind në 18 nëntor 1910 dhe vdiq në 30 mars 1988, ështënjë nga humoristët më të mëdhenj të humorit shqiptar. Së bashku me kitarën e tij dhe humorin improvizues e elegant,ai u dha gjallëri e të qeshura sofrave e gëzimeve familjare shkodrane.

Artikulli paraprakTURIZËM, KALAJA E SHKODRËS MË E PREFERUARA
Artikulli tjetërPO TRAFIKONTE PISTOLETA, FISHEKË DHE 1.6 KG TRITOL NGA SERBIA, ARRESTOHET KOSOVARI