Ministri i Jashtem hungarez i ka dhuruar Malit te Zi 25 km gardh per te ngritur kufirin me Shqiperine me synim ndalimin e refugjatëve.

Siç dihet Hungaria është vendi i parë i BE-së e cila planifikoi ndërtimin e gardheve me tela me gjemba për të parandaluar hyrjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme në territorin e saj.

Kjo masë u kritikua nga shumë vende anëtare por u mirëprit nga hungarezët të cilët i dhanë mbështetje masive Kryeministrit Orban në zgjedhjet e fundit që i dhanë atij një mandat të tretë në krye të qeverisë.

Por “dhurata” e fundit e Hungarisë bërë Malit të Zi është një zhvillim i që ngre shumë pikëpyetje. Çfarë parashikojnë hungarezët se do ndodhë në Shqipëri me çështjen e refugjatëve përderisa i kanë dhuruar 25 km gardh fqinjit tonë verior?

A mos vallë ky akt i hungarezëve u jep më shumë forcë informacioneve sipas të cilave në Shqipëri do ngrihen kampet që do të strehojnë qindra-mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika?

Artikulli paraprakBIE AKSIDENTALISHT NGA KATI I 5-TË I PALLATIT, PËRFUNDON NË SPITAL 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërBIE NGA KATI I TRETË 85-VJEÇARI