GJOBAT JANË MË TË SHUMËFISHUARA, PATENTA ME PIKË.Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë, është qëllimi i disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Kështu hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin rrugor , si rrjedhojë dhe gjobat e shumëfishuara dhe patenta me pikë.Ligji i ndryshuar sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kane varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.Po ashtu, me ligjin e ri ndryshon edhe masa administrative e vendosjes së gjobave, kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet.Po ashtu rrisin kohëzgjatjen e kurseve të të detyrueshme për tu pajisur me patentë , për rrjedhojë tarifa më të larta ku aktualisht kushtonte 37 mijë lekë dhe me ndryshimet e reja ligjore, sipas pronarëve të autoshkollave vlera e tij  nuk do të jetë më pak se 50 mijë lekë

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE