Nje i ri ka rene në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e xhaxhait të tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 31-vjeçari me inicialet G. D., akuzohet se ka vjedhur disa bizhuteri floriri dhe një aparat fotografik në shtëpinë e shtetasit me inicialet A. D.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 21.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesën e xhaxhait, A.D, vjeç 62, ka vjedhur disa bizhuteri floriri dhe 1 aparat fotografik.Neni 134 i Kodit Penal.