Personi që hyri me thikë në një komisariat policie në Barcelonë ditën e hënë dhe që u vra brenda godinës nga njëri prej agjentëve, ishte homoseksual dhe kohët e fundit kishte menduar të bënte vetëvrasje. Të paktën kështu thotë ish-bashkëshortja e tij.

Algjeriani Abdel Wahab Taib, 29 vjeç, bërtiti “Allahu Akbar” kur hyri në komisariat. Policia po e trajton incidentin si një “sulm terrorist”, por një burim i afërt me hetimin tha për AFP-në se nuk dyshohet për lidhje me xhihadizmin.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e Taib dhe ka marrë në pyetje ish-gruan e tij, e cila deklaroi se “ata ishin ndarë, ai kishte zbuluar homoseksualitetin e tij dhe se ishte i shqetësuar.

“Veproi në konfuzion e sipër, ishte një përpjekje për vetëvrasje. Ka njerëz që hidhen nga ura, ai zgjodhi këtë metodë”, tha një burim brenda hetimeve për AFP-në.

Abdel Wahab Taib u vra pak pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së hënë, pasi ai hyri në komisariatin e Cornellà de Llobregat të Barcelonës i armatosur me një thikë.

Burri hyri deri në recepsionin e godinës “me qëllimin për të sulmuar agjentët”, sipas njoftimit të policisë në Twitter.

Njëri prej policëve e ka qëlluar duke e vrarë në vend.