Padër Aleksandër Tanushi është ai që u përball mbrëmjen e kaluar me hajdutin Kristian Arra i cili kishte hyrë në kishën françeskane në Shkodër për të vjedhur paratë që lënë besimtarët dhe që më pas u arrestua nga policia.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Padër Aleksandri, përgjegjës i Kishës Françeskane në Shkodër ka një mesazh për të gjithë shoqërinë.

Është njoftuar nga roja se diçka nuk shkonte brenda kishës dhe Padër Aleksandri ka shkuar menjëherë duke hapur dyert dhe ka parë brenda Kristian Arrën. Fillimisht përgjegjësi i Kishës Françeskane nuk mohon se është frikësuar.

Hajduti i zënë ngusht ka kërkuar mëshirë nga Padër Aleksandri por pasi ka parë se po njoftohej policia i ka shpëtuar nga duart duke u larguar.

Dëmet e hajdutit brenda Kishës nuk janë të mëdha ashtu siç edhe shuma e parave që ai ka marrë është e papërfillshme.

Padër Aleksandri e ka falur hajdutin dhe është lutur për të.

Sipas burimeve hajduti Kristian Arra ka vjedhur vetëm 7 mijë lekë të vjetër ndërsa është arrestuar nga policia në një lokal teksa në atë moment po pinte raki.