Kjo është gjendja infrastrukturore sapo hyn në Shkodër.
Ura e Bahçallekut prej kohësh është në gjëndje të mjeruar duke e bërë gjithnjë e më të rrezikshëm kalimin e automjeteve në të.

Edhe pas ndërhyrjeve sipërfaqësore ura mban këtë standard.Sic shihet nga pamjet trotuaret e dëmtuara së bashku me parmakët mbrojtës nuk i kanë rënë në sy personave që kanë përgjegjësi mirëmbajtjen e saj.

Kjo gjë ka sjellë shqetësimin e drejtuesve të mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund t’i shmangen amortizimeve të vazhdueshme dhe trafikut drejt Shkodrës dhe anasjelltas.

Edhe pse është nyje lidhëse e qytetit me pjesën tjetër të vendit Ura e Bahçallekut nuk ka marrë vëmendjen e duhur, dhe projektet për rikonstruksionin e saj vazhdojnë të mos financohen.

Tre vite më parë nga inxhinjerët që kryen riparimin e pjessshëm u tha se në këtë urë do të vendosen 2 semaforë për kontrollin e lëvizjeve të automjeteve, por në fakt kjo nuk ka ndodhur.

Me rrezik shihen mjetet e tonazhit të lartë, pasi kalimi i tyre rrezikon shembjen e urës, ç’ka do të kishte pasoja më të rënda pasi ajo është e vetmja pikë hyrëse kryesore për në kryeqendrën e veriut.

Ura e Bahçallekut është ndërtuar në vitet 70 dhe prej asaj kohe janë kryer vetëm riparimet të pjesshme dhe larg standarteve.