NËNTORI U THA SI MUAJI I PËRFUNDIMIT NGA “VENDORËT”, VAZHDOJNË PUNIMET.Jemi në fundin e muajit nëntor, muaj në të cilin dy drejtuesit më të lartë të Shkodrës, prefekti Paulin Radovani dhe kryetari i Bashkisë Lorenc Luka patën premtuar se do të përfundojnë punimet në hyrjen e Shkodrës.

Ashtu si edhe herë të tjera qëkur ka nisur zbatimi i këtij projekti ky afat i premtuar nuk po respektohet. Për të mos mjaftuar, mjetet për rikonstruksionin e hyrjes së Shkodrës gjatë të dielës kishin ndaluar së punuari. Të paktën në orët e paradites por edhe më vonë askush nuk është parë duke punuar. Nga sa shihet në atë pjesë e cila tashmë është si një telenovelë që nuk po merr fund do të duhen ende disa ditë për të përmbyllur rikonstruksionin. Nuk dihet se deri kur do të zgjasë por me shumë gjasa edhe dhjetori dhe nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë hyrjen e Shkodrës në punime e sipër. Është një histori që po stërgjatet pafund dhe që për qytetarët po bëhet edhe e mërzitshmes .Shpesh herë në mbledhjet e këshillit bashkiak thuajse çdo herë është debatuar çështja e hyrjes së Shkodrës dhe problemet që sjell. Në fakt në muajt e verës Bashkia gjeti kompromisin me firmën që po kryen punimet dhe u tha se në nëntor gjithçka do të jetë e përfunduar. As këtë herë premtimi nuk është mbajtur. Herë pas here gjatë javës, punohet në atë pjesë por jo me ritmin e duhur gjë e cila sjell edhe këto vonesa. E gjithë kjo situatë vështirëson qarkullimin për mjetet e panumërta si dhe dëmton bizneset e asaj zone.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/FtWcBGYTdBw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOSOVA, “LUFTË” PËR MINISTRITË
Artikulli tjetërPANAIRI I BASHKËNGJITET FESTIMEVE