DREJTORI I UJËSJELLËSIT PRANON SKADIMIN E AFATIT PËR KRYERJEN E PUNIMEVE. Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër Leonard Kepi ka pranuar se afati i punimeve në hyrjen e Shkodrës ka përfunduar me mbylljen e muajit nëntor.

Lidhur me këtë problematikë të ngritur nga “Star Plus” ditët e fundit, drejtori Kepi thotë se brenda dhjetorit rikonstruksioni duhet të përfundojë pa arritur tek festat e fundvitit.Drejtori Kepi i pyetur për nivelin e arkëtimeve për vitin 2014 thotë se ka përmirësim të situatës por sërish arkëtimet variojnë me një mesatare mujore 65-70%.Në fund të vitit pritet që të bëhet edhe mbledhja e bordit të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime për të parë edhe situatën përfundimtare të 2014-ës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/8YK7r-tskVo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA GATI 7 LARGIME PËRPARA MERKATOS
Artikulli tjetërLEZHË, BANESA SOCIALE PËR ROMËT