Të paktën një I vdekur dhe 10 të plagosur është bilanci i një sulmi në qendrën tregtare Hermann në Kuopio, një qytet në lindjen e Finlandës, ku ndodhet edhe shkolla profesionale Savon Ammattiopist.

Sipas ‘Helsinki Times’ dhe konfirmimit të policisë, agresori që sulmoi nxënësit e shkollës profesionale ishte i armatosur me shpatë dhe me armë.

Prej përleshjes, ai mbeti edhe vet i plagosur dhe u arrestua nga forcat e policisë, teksa ishte i shtrirë mes të plagosurve të tjerë.

Të paktën dy nga studentët e plagosur, te shtruar në spital, janë në gjendje të rëndë.
Trupi i viktimës u gjet brenda njërës prej klasave të shkollës profesionale Savon Ammattiopist e cila ndodhet brenda qendrës tregtare.