Një 27 vjeçar i arrestuar për vjedhje me dhunë është gjetur sot i vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë.Viktima është shtetasi Enea Ftoj, banues në Korçë. Ai ishte ndaluar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

“U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale”.

Hetimi i vdekjes së të riut është marrë në dorë nga Prokuroria e Korçës, e cila ka caktuar një prokuror dhe dy oficere te policise gjyqesore per te vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve te ngutshme proceduriale.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e ambjenteve te Komisariatit dhe dhomave te sigurise.

Ndërkohë po merret deshmia e efektiveve te policise qe kane qene ne detyre gjate mbremjes se te merkures dhe mengjesin e te enjtes,pas pretendimeve të familjarëve se është dhunuar nga policia.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet te kryhet nga dy eksperte, njeri i pavarur dhe nje tjeter nga Instituti i Mjekesise Ligjore.Ekspertiza do të zbulojë shkakun e vdekjes së 27 vjeçarit Enea Ftoi.

Familjarët e 27-vjeçarit,Enea Ftoj, që u gjet i vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, akuzojnë policinë për ngjarje.

Të shokuar nga ngjarja, ata thonë se njoftimin per vdekjen e moren sot nga gjykata pasi ishte seanca per masen e sigurise. Sipas tyre, policia nuk kishte njoftuar asnje nga familjaret.

Bashkëshortja dhe babai i tij drejtojnë gishtin nga tre efektivët që e kanë shoqëruar, për ushtrim dhune ndaj tij. Ata pretendojnë se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.

Babai: Tre efektive policie e dhunuan gjate arrestimit ne flagrance ne Pazarin e qytetit. Kemi folur ne telefon dhe na tha qe ishte ne gjendje te rende shendetesore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i semure. Ishte perdorues heroine. Policia na tha eshte mire.

Gruaja: E pa vjehrri për herë të fundit, e di si më tha burri? Më tha, do të vdes.I bënë gjilpëra me zor.Ma vranë, po çfarë shteti është ky. Djali 26 vjeç me baba të sëmurë, tre fëmijë kishte, me nënën në depresion.

Unë 21 vjeçe, kisha fëmijën 10 muajshe në gji, as punë në shtet, asgjë. Këtë bën shteti, si të mos vjedhë. Megjithatë, vodhi, të vuante dënimin dhe të mos e vriste. Na e vrau.Ma vranë.I ati i viktimës kërkon zbardhjen e të vërtetës.

Babai: Të marrë masa shteti, ose do ti marrim vetë masat.
Policia në njoftimin për mediat tha se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.