Rast unikal mund të konsiderohet, akuza për vjedhje, ndaj një të burgosuri si hajdut. Këtë rast na e bën të ditur Komisariati i Policisë së Shkodrës, për një person nga Kruja, i cili ndodhet i burgosur në burgun e Lezhës.

Sipas Policisë së Shkodrës, mësohet se për vjedhjen e banesës së shtetases A. M., më datë 05. 09. 2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G. B., vjeç 40, banues ne fshatin Sanxhak, Krujë, i cili është i arrestuar në burgun Lezhë për një vjedhje tjetër dhe për armëmbajtje pa leje. Nenit 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases A. M., më datë 05. 09. 2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G. B., vjeç 40, banues ne fshatin Sanxhak, Krujë, i cili është i arrestuar në burgun Lezhë për një vjedhje tjetër dhe për armëmbajtje pa leje. Nenit 134 i Kodit Penal.
Kodi Penal

Neni 134
Vjedhja
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16. 09. 2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012)
Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.