Një person i dehur, pa patentë dhe me motor pa dokumente, është prangosur nga Policia e Ersekës. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar një motor, ai ka aksidentuar një grua, e cila kishte zgjedhur të ishte pasagjerë në mjetin me dy rrota.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:Sokol Mane, 42 vjeç, banues në fshatin Kodras-Kolonjë.

Pasi në unazen e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar motomjetin tip ”Yinxiang”, pa leje drejtimi, pa targa si edhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta trupore shtetasja A. M., 39 vjeçe, banuese në fshatin Taç-Kolonjë, pasagjere në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.