Zbardhet deshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e djeshme. Gazment Musta ka deklaruar para grupit hetimor se shkak nuk ka qenë xhelozia, por kërkesa e saj për të shkuar te prindërit.

Ai është shprehur se nuk e lejoi gruan që të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata” mësohet se ka thënë autori.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur. Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit.

Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.

Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur.

Artikulli paraprakKORÇA MBULOHET NGA BORA, AKULL NË RRUGË PROBLEME NË QARKULLIM
Artikulli tjetërMEDIAT MAQEDONASE: GRUEVSKI NUK ËSHTË ARRATISUR NGA SHQIPËRIA