Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një përson që sihtë në këkrim ndëkormbatrë nga Gjermania dhe që ishte i denuar atje me 20 vjet burg.

Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur këtë të premte pas mesnate në Prishtinë.

Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e shtetasit gjerman.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri e Punëve të Brendshme”, ka thënë Krasniqi.

Artikulli paraprakIGUMENICË, KAPET GREKU ME RRETH 95 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërPLUMB NË ZARF, I RIU TREGON TMERRIN