Është vënë në pranga një 52 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari Bilbil Elezaj, banues në Tiranë është kapur për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas policisë, 52 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin të 25 tetorit 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”.

Elezaj në janarin e vitit 2015 u zbulua pas operacionit më të madh anti-mafioz të regjistruar ndonjëherë në Emilia Romagna, Itali. I gjithë ky proces i quajtur ‘Aemilia’, pati të pandehur 218 persona, mes tyre edhe shqiptarin Elezaj.

52 vjeçari, në Gjykatën e Shkallës së Parë u gjet fajtor për veprën penale të zhvatjes së shumëfishtë dhe u kërkua të dënohej me 9 vite burg, por si përfundim u dënua me vetëm 5 vite burg.

Tashmë, veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Artikulli paraprakROJE NË ATHINË, DHUNOHET PËR VDEKJE NGA GRABITËSIT 51-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN PËRGJIMET E DYTA NË BILD NGA DOSJA 339