Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpoli u ekstradua nga Athina, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burg.

Shtetasi Leo Roçi, banues në Peshkopi/Dibër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale

“Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.