Shkoder

Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në doza të vogla u arrestua në flagrancë një shtetas.

Me datë 31.03.2018 nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kristjan Makaj, 27 vjeç, banues në lagjen “10 korriku ” Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “10 Korriku”, i cili po lëvizte në rrugë, në një çantë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 831 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa që dyshohej se do ta shpërndante në lokale nate a në afërsi të shkollave.

Vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROTESTA KUNDËR TAKSËS/ QYTETARËT I VËNË ZJARRIN KABINAVE TË SPORTELIT: POLICIA NA PROVOKOI
Artikulli tjetërPROTESTUESIT I VUNË FLAKËN SPORTELIT, REAGON KRYEMINISTRI RAMA