Një 42-vjeçar nga Saranda, është vendosur këtë të enjte në pranga për shkak se dyshohet për vjedhjen e tetë banesave në fshatin Çukë.

Sarandë- Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, është vendosur këtë të enjte në pranga për vjedhje. Bëhet fjalë për personin me inicialet Y.Gj., banues në fshatin Çukë të Sarandës.

Ndalimi i 42-vjeçarit erdhi për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar për të më datë 28 nëntor të këtij viti masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Y.GJ. dyshohet se është autor i 8 vjedhjeve në fshatin Çukë të Sarandës dhe konkretisht:-Më datë 25 shtator të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale B.C.

-Më datë 2 korrik të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale Q.R.

-Më datë 31 korrik të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale K.P.

 

-Më datë 8 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale K.L.

-Më datë 12 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale T.S.

 

-Më datë 24 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale P.T.

-Më datë 6 mars të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale R.R.

-Më datë 23 mars të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale M.O.

 

Shtetasi Y.GJ. dyshohet se ka vjedhur nga banesat e personave të sipërpërmendur kryesisht orendi shtëpiake

Artikulli paraprakNDALIMI I KAPSOLLAVE, POLICIA KONTROLLE NË TREGJET DHE DYQANET E TRE QYTETEVE
Artikulli tjetërNJË QYTET-SHTET LUNDRUES! PROJEKTI QË PRITET TE REALIZOHET