Ngricat dhe dëbora kane pushtuar shumë qytete duke cuar ne mbylljen e dhjetra shkollave përfshirë veriun e vendit. Ndërkohë banorë nga zona e Dukagjinit raportojnë se procesi mësimor në disa shkolla nuk është zhvilluar nomalisht kjo për shkak të temperaturave të ulëta.

Megjithatë ne ishin sot pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale për të marrë informacion nëse është zhvilluar apo jo mësim në të gjitha shkollat e këtij qarku.

Përgjegjësja e këtij institucioni Morena Tirana thotë se procesi mësimimor nuk është pezulluar në asnjërën prej shkollave dhe se ai vijon normalisht si në qytet ashtu edhe në zonat malore. Ngrohja thotë Tirana është siguruar nga pushteti vendor bashkë me DAR

Nuk ka akoma nje njoftim zyrtar nese do vijoje normalisht procesi mesimor ose do pezullohet ne ditet ne vijim per shkak te situates se krijuar nga reshjet e bores dhe ulja drastike e temperaturave.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT KËRKOJNË SHTYRJEN E RIPROVIMEVE
Artikulli tjetërRRUGA “ETHEM KAZAZI” E AMORTIZUAR PLOTËSISHT