I ftohti nxit shpërthimin e virusit të gripit në formë epidemie e megjithatë deri tani në Shkodër situata paraqitet normale.

Nëndrejtorja e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër Lindita Haxhija apelon ndaj të gjithë qytetarëve që të paraqiten pranë kësaj drejtorie ose

qendrave shëndetësore të vaksinohen në kohën e duhur për të parandaluar situatat gripale gjë që mund të dobësojnë impaktin viral.

Haxhia bën të ditur se nga viti në vit ndërgjësimi i qytetarëve për të bërë vaksinën kundër gripit sa vjen duke u rritur

Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të gripit që përkon me muajin nëntor ndaj dhe Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur

vaksinimin e popullatës në risk me qëllim që të jetë e imunizuar në rast të një epidemie të mundshme

PUBLICITET