Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari duke folur përpara besimtarëve në xhaminë e Parrucës dha një mesazh për të gjithë që të jenë pranë atyre njerëzve të cilët në këto ditë të ftohta ndodhen në vështirësi dhe nuk kanë me çfarë të ngrohen apo të ushqehen.

Myftiu Sytari përveç apelit për qytetarët tha se edhe drejtuesit e institucioneve duhet t’i vijnë në ndihmë atyre që po kalojnë këto ditë të acarta mes vështirësive.

Myftiu Sytari i bëri thirrje besimtarëve që të jenë pranë njëri-tjetrit dhe se nuk duhet të hezitojnë për asnjë çast për të ndihmuar ata të cilët janë në vështirësi nga i ftohti si shkak i temperaturavë të ulëta, reshjeve të borës, ngricave apo shiut.

Artikulli paraprakMJETET MË TË VJETRA SE 10 VJET ME ÇMIM MË TË LARTË
Artikulli tjetërRAMA-PEDAGOGËVE: PROBLEMI JENI JU