Njё market nё periferi tё Shkodrёs ёshtё grabitur nga tё paktёn tre persona.

Mёsohet se autorёt nёn kёrcёnimin e armёs kanё goditur pronarin e biznesit Temo Hasmuja  nё pjesёn e syrit  duke I shkaktuar hematoma, ndёrsa mё pas kanё arritur qё tё marrin gjiron ditore prej 700 mijё lekёsh tё vjetra. Ai rrёfen disa nga momentet kur ёshtё pёrballur me grabitёsit ndёrsa sot duke pastruar dyqanin ka gjetur njё gёzhojё arme . 56 vjecari tregon se grabitesit kanё qёnё tё armatosur me pistoleta por nuk  ёshtё I vetedijshёm pёr tё thёnё nёse kanё qёnё te maskuar pёr shkak se ka rёnё nё tokё pa ndjenja. Pronari I marketit thotё se ka bёrё deklarimet e tij nё polici ku kjo e fundit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.Ndёrsa  jane sekuestruar kamerat e sigurisё tё njё biznesi aty pranё pёr tё parё nёse mund tё arrijne nё gjurmёt e autorёve.Hasmujaj thotё se ndihet I frikёsuar sepse nuk ёshtё rasti I vetёm pasi marketi I tij kohe  mё parё ka rёnё 2 herё pre e grabitjes.

Artikulli paraprakSTINA E PRANVERËS, DRKK: KALAJA GATI PËR SEZONIN E RI
Artikulli tjetërPRANVERA NË SHKODËR, VJEN ME “FESTIVALIN E POEZISË SË PABOTUME”