Një efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë në Berat ka denoncuar se i ka humbur arma e shërbimit.

Bëhet fjalë për Gramoz Spahiun, i cili ka denoncuar se i ka humbur arma më datë 30 nëntor në Poliçan.

Njoftimi i policisë:
Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

PUBLICITET