Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej. 13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin.

Sot pas 28 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit vendosi kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër. Një prej protagonistëve Paulin Noshai tregon se si qëllohej me armë apo se si u dërguan për t’i pushkatuar

Sot kur studentët dhe qytetarët po protestojnë çdo ditë në rrugë, lëvizja e 13 dhjetorit i mbështet ata. Organizatorët thonë se urrejtja ishte më e madhe se frika në ato kohë ndërsa pranojnë se sot pas 28 vitesh janë të zhgënjyer.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fillim vitet ’90 ishte një aktiviste e këtyre ngjarjeve ndërsa nuk mohon se në këtë tranzicion 28-vjeçar të Shqipërisë ka kaluar mes dhimbjesh dhe zhgënjimesh.

Luigj Curri dha dorëheqjen nga Lëvizja 13 dhjetori 1990 për t’u zëvendësuar nga Ervin Gjini. Ëndrrat dhe dëshira e mijëra të rinjve të atyre ditëve të vështira ende nuk janë realizuar, shumë prej tyre nuk kanë marrë atë që i takon e shumë të tjerë janë fshirë duke bërë që zhgënjimi të jetë i madh. Ky 13 dhjetor e gjen Shqipërinë edhe pas 28 vitesh duke protestuar.

Artikulli paraprakPROTESTA, STUDENTËT MBLIDHEN PARA KUVENDIT
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQEN FILMAT PËR ANTIKORRUPSIONIN