Një fëmijë 2-vjeçar i cili po luante me gjyshin e tij ka rënë nga shkallët sot në një pallat në zonën e Komunisë së Parisit në Tiranë.

Fëmija ndodhet në spitalin e traumës dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjyshi i tij është shprehur se nipi i tij, donte të vraponte, i iku nga dora, rrëshkiti nga shkallët dhe ra nga shkallët.

Gjyshi, familjarët e fëmijës dhe policia ndodhen në spitalin ushtarak, për t’u kujdesur për të