Policia e Pogradecit e ka arrestuar menjëherë një 26-vjeçar nga Senishta e Pogradecit, Nevrus Allën, që i afroi 10 mijë lekë ryshfet policit rrugor.

Ja ç’njoftoi Policia” “Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa targa, pa leje drejtimi dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 i Kodit Penal.”