Një i ri nga Vlora i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, rreth orës 23:44 në fshatin Mesaplik.

Viktima është shtetasi me iniciale R.R. Policia thotë se “nga verifikimet paraprake dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur në kushte të rënduara psikologjike”. Nderkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ja informacioni paraprak i policisë:Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë nëbanesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të
rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.