Sot i jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit. Bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, u nda nga jeta të martën (26 shkurt) në moshën 78 -vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Homazhet u zhvilluan në banesën e së ndjerës, që do kthehet në shtëpi muze.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë.

Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,”-tha Kryemadhi.

Familja e të ndjerës, djali i saj Artani dhe vajza Elona, që në orët e para të mëngjesit kanë pritur dashamirësit e zonjës Agolli dhe personalitetet e larta që kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Artikulli paraprakKQZ THËRRET KANDIDATËT: JA 57 EMRAT QË MUND TË BËHEN DEPUTETË
Artikulli tjetërMBI 500 MIJË € VJEDHJE KOMPANISË TELEFONIKE, 9 PUNONJËS TË CALL CENTER NË PRANGA, 6 NË KËRKIM