Universiteti i Shkodrës dhe fusha akademike ka humbur një nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës. Pedagogu dhe njëherësh zv.rektori i Univeristetit “Luigj Gurakuqi”, Ilir Berhani, është ndarë nga jeta duke lënë pas kujtime tek kolegët dhe studentët.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Berhani ka mbajtur më parë postin e Dekanit në Fakultetin e Juridikut po në Shkodër.

Miq, të afërm, kolegë e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit në homazhet e zhvilluar aty ku ka kaloi një pjesë të madhe të jetës, në universitetin e Shkodrës. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla i shprehu ngushëllimet e saj ndërsa rektori i universitetit Adem Bekteshi e vlerësoi për kontributin e tij në hapjen e fakultetit të drejtësisë…
\
Ilir Berhani dha një kontribut të shquar në fushën akademike. Star Plus i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.