Prej një muaji motorçikletat dhe triçiklat më të cilat lëviznin komuniteti rom në Shkodër për të siguruar bukën e gojës janë bllokuar nga policia vendore e Shkodrës.

Të gjendur në këtë situatë romët kanë zhvilluar një tjetër protestë tek prefektura e qarkut Shkodër.

Pjestarët e komunitetit rom thonë se janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe kërkesa e vetme e tyre është që policia t’i lejojë të punojnë siç kanë bërë deri tani.

Romët nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër për shkak se tashmë nuk lejohen as të lypin më në rrugët e qytetit.

Motorçikletat e komunitetit rom ishin kthyer në një shqetësim për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe rrezikshmërisë në aksidente ndaj edhe janë bllokuar nga policia por ky vendim i policisë ndikon drejtpërdrejtë në vështirësimin e jetës së tyre.