Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për vjedhje.Në prangat e policisë ra shtetasi G. N., banues në Rubik, Rrëshen me qëllim ekstradimin në Itali.”Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N,

rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma ne Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”,”-raporton policia.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.