Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për vjedhje.

Në prangat e policisë ra shtetasi G. N., banues në Rubik, Rrëshen me qëllim ekstradimin në Itali.

“Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”,”-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.