Katër shqiptarë në Londër janë dënuar me burg, pasi kishin kthyer shtëpinë e tyre në një “fermë” kanabisi.

Bëhet fjalë për Sokol Geshtenja, 24-vjeç, Hysen Uzuni 27-vjeç, Blerim Rama 30-vjeç, dhe Klajdi Kukli 22-vjeç. Grupi i shqiptarëve u “tradhtua” nga era e fortë e kanabisit dhe pas kontrollit në shtëpi janë gjetur 150 bimë kanabis.

Askush nga të arrestuarit nuk ka qenë i dënuar më parë. Në sallën e gjyqit, avokati mbrojtës i Sokol Geshtenjës, u “mbrojt” duke thënë se kishte zgjedhur këtë punë pasi ka pasur shumë borxhe.

“Kishte borxhe prandaj, zgjodhi këtë punë. Dëshira e tij ishte që të bënte një punë të ligjshme. Ai do të nënshkruajë çdo dokument për riatdhesim. Dëshiron që të shkojë në shtëpi”, u shpreh avokati mbrojtës.

Sipas mediave vendase, sasia e drogës që u gjet e mbjellë në ambientet e banesës do kapte në treg të zi shumën prej 250 mijë paund.

Artikulli paraprakDHIMITËR ANAGNOSTI PREZANTOI LIBRIN “ULLIRI, PEMA E DHIMBJES”
Artikulli tjetërNË KËRKIM ISH-EFEKTIVJA E POLICISË, PJESMARRËSE NË GRABITJEN E RINASIT