KOSOVË, JOSHQIPTARËT KËRKOJNË SHTYRJEN E PUNIMEVE TË KUVENDIT
Ne Prishtine po mbahen pergatitjet e fundit per séancen konstituive te Kuvendit te Kosoves.

Situata eshte bere me interesante, pas marreveshjes se te merkures, te bllokut opozitar LDK-AAK-NISMA dhe Vetevendosjes, per bashkeqeverisjen dhe formimin e institucioneve.
Por pas kesaj marreveshjeje e cila parasheh udheheqjen e dialogut me Serbine nga Levizja Vetevendosje, nderkombetaret jane shprehur te shqetesuar per fatin e ketij dialogu.
Media e Prishtines citon burime dioplomatike, sipas se cilave, ndërkombëtarët kanë kërkuar reflektim pas marrëveshjes se djeshme, per shkak te implikimeve afatgjata rajonale për dialogun dhe integrimet europiane që mund të ketë kjo marrëveshje.

Nderkaq, serbet dhe grupet e tjera joshqiptare ne Kuvendin e Kosoves, kane depozituar kerkesen per shtyrjen e séances se Kuvendit, dhe data me e mundshme eshte 18 shatatori.
Kjo kerkese ka vene ne levizje edhe grupet e medha parlamentare, si Partia Demokratike e Kosoves, e cila eshte mbledhur ne nje takim urgjent, e po keshtu, takim urgjent kane thirrur edhe perfaqesuesit e bllokut opozitar, te cilet jane kunder shtyrjes se séances.Nga ana tjeter, gjate nje takimi me Keshillin Konsultativ te Komuniteteve, Presidentja e republikes, Atifete Jahjaga ka kerkuar edhe nje here qe forcat politike te marrin pergjegjesite e tyre per formimin sa me shpejte te institucioneve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/ArxCMQU-sDw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]